Vdiq një fëmijë në Suharekë

Trupi i viktimës u dërgua në IML

Policia e Kosovës ka njoftuar se është raportuar nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë,  për një fëmijë të vdekur.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 05:00 në fshatin Peqan të Suharekës.

“Nga QKMF në Suharekë raportohet për vdekjen e viktimës mashkull K/Shqiptar-fëmijë”, ka konfirmuar policia duke e cilësuar si vdekje të dyshimtë.

Trupi i viktimës është dërguar në Spitalin Rajonal Prizren dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./21Media

Back to top button