Dy kamionë me mallra serbe kapen në Zubin Potok

Rasti po hetohet

Dy kamionë me mallra serbe kanë hyrë në Kosovë përmes rrugëve alternative.

Kamionët me targa të Serbisë, janë gjetur të parkuar më 14 shkurt rreth orës 21:00 në Sarpel të Zubin Potokut nga njësia policore patrulluese.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, njëri prej kamionëve kishte ngarkesë të llojit të ndryshëm ushqim për kafshë, ndërsa tjetri prodhime ushqimore të produktit të qumështit (jogurt).

“Njësia policore patrulluese ka hasur në dy kamion me targa të Serbisë të parkuar në lokacion e lartcekur. Kamionët e parkuar kanë hyrë në Kosovë përmes rrugëve alternative, duke iu shmangur pikës kufitare. Njëri prej kamionëve kishte ngarkesë të llojit të ndryshëm ushqim për kafshë, ndërsa tjetri prodhime ushqimore të produktit të qumështit (jogurt)”, thuhet në raportin e policisë.

Për këtë rast, është njoftuar prokurori kompetent dhe rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button