Vdiq një fëmijë nga i nxehti brenda veturës, e harroi gjyshja për tetë orë

Një vajzë 14-muajshe ka vdekur pasi gjyshja 54-vjeçare e harroi në një makinë të nxehtë në New York për tetë orë. Ajo e la fëmijën në sediljen e makinës, në një qendër ditore në Smithtown, të hënën dhe shkoi në punë.

Tetë orë më vonë, gjyshja shkoi ta merrte vajzën në çerdhe, por shpejt e kuptoi që ajo e kishte lënë në automjet, tha policia. Vajza u dërgua në spital, ku u konstatua e vdekur.

Hetimet janë duke vazhduar dhe nuk ka asnjë kallëzim penal.

Në SHBA, rreth 40 fëmijë vdesin nga goditja e nxehtësisë çdo vit pasi mbeten në makina, sipas Departamentit Amerikan të Transportit. Shumica e rasteve ndodhin kur një prind ose kujdestar harron që një fëmijë është në automjet.

Temperatura në Smithtown të ​​hënën ishte 28 gradë Celsius, që do të thotë se temperatura në makinë është dukshëm më e lartë.

Back to top button