Vdiq një grua dhe tre persona u lënduan në një aksident në Podujevë

Një grua ka mbetur e vdekur dhe tre persona të tjerë janë lënduar, pas një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në Podujevë.

Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave. Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar katër persona dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Rreth orës 01:30 e datës 07.07.2023 në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë viktima femër kosovare dhe e njëjta me vendim të prokurorit dërgohet në IML për obduksion”, ka njoftuar Policia e Kosovës./21Media

Back to top button