Vdiq një i burgosur i moshës 64 vjeçare

Në moshën 64 vjeçare sot ka vdekur i burgosuri R.S.,teksa po trajtohej në repartin e Neurologjisë në QKUK.
Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se i burgosuri, për shkaqe shëndetësore ishte zhvendosur fillimisht në Stacionarin e Burgut të Dubravës, për të vazhduar në spitalin rajonal të Pejës. Ndërsa, i njëjti vdiq pasi u transportua edhe në QKUK, shkaku i implikimeve të shumta shëndetësore.
“Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button