Kurti flet me senatorin Murphy, diskutojnë edhe për marrëveshjen me Serbinë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka biseduar përmes telefonit me senatorin amerikan, Chris Murphy, me të cilin tha se kanë biseduar për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe marrëveshjen Kosovë – Serbi.
Kurti ka shkruar në Tëitter se me senatorin amerikan kanë folur edhe për marrëveshjen e normalizimit me Serbinë dhe renditjen e Kosovës në Indeksin e Demokracisë Zgjedhore.
“Pata një telefonatë produktive me senatorin Chris Murphy, ku diskutuam marrëveshjen e normalizimit me Serbinë dhe renditjen e djeshme të Kosovës nga Instituti V-Dem si vendi i parë në Ballkan në Indeksin e Demokracisë Zgjedhore 2023”, ka shkruar ai.