Vdiq një i burgosur

Mbrëmë rreth orës 22:55 në Kliniken e Neurologjisë së SHSKUK-së, ka vdekur i burgosuri 50 vjeçar me inicialet R.S.
Sipas njoftimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës i njëjti gjatë mbajtjes së dënimit, gjatë vizitave sistematike nga personeli mjekësor i burgut, është diagnostikuar me tumor malinjë në regjionin e pelvikut, i cili më vonë ka dhënë metastaza të shumta.
“Për trajtim më të mirë dhe më adekuat, që nga 08. 04.2021, i burgosuri ka qenë i shtrirë në Klinikën e Neurologjisë të SHSKUK për trajtim të pasojave të dhëna nga metastazat e tumorit, tërë kohen në bashkëpunim me Klinikën e Onkologjisë. Përkundër angazhimit adekuat të personelit mjekësor të këtyre klinikave, gjendja ka vazhduar të përkeqësohet dhe si pasojë i burgosuri ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore./21Media

Back to top button