Vdiq një pacient në Mitrovicë, dyshohet se ra nga kati i tretë i spitalit

Një pacient i Spitalit Rajonal të Mitrovicës ka vdekur pasi që dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i spitalit.

Këtë për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani. Ai tha se rasti mbrëmë rreth orës,  23: 15.

“Rasti është duke u trajtuar si vdekje e dyshimtë, dyshohet se është hedhur nga kati i tretë i ndërtesës së spitalit”, tha Elshani.

Më tej ai shtoi se vdekjen e pacientit e ka konstatuat mjeku në vendin e ngjarjes.

“Trupi i pajetë është dërgu në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Elshani.

Back to top button