Kaloni te përmbajtja kryesore

“Dolli miqësie”, Presidentja e Zvicrës shtron darkë për Osmanin

Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter dhe Këshilli Federal zviceran shtruan darkë mbrëmë për ndër të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se në Darkën Shtetërore të organizuar nga Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter dhe Këshilli Federal zviceran, ngremë dolli për miqësinë mes popujve tanë dhe për të ardhmen e partneritetit në mes shteteve tona.

“Mbrëmë, në Darkën Shtetërore të organizuar nga Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter dhe Këshilli Federal zviceran, së bashku me shumë pjesëtarë të mërgatës sonë, ngremë dolli për miqësinë mes popujve tanë dhe për të ardhmen e partneritetit në mes shteteve tona”, ka shkruar Presidentja Osmani./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button