Vdiq një person në aksidentin në Lipjan, një tjetër dërgohet në QKUK

Një person ka humbur jetën si pasojë e aksidentit mes një kamioni e dy veturave në Grackë të Vogël të Lipjanit.
Lajmin për poralin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se një person tjetër është dërguar në QKUK për trajtim.
“Rreth orës 12:45, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën Lipjan-Shtime, respektivisht në afërsi të fshatit Grackë e vogël. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy vetura. Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën ndërkaq për shkak të lëndimeve të marra nga aksidenti një person është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Për shkak të aksidentit janë krijuar vështirësi qarkullimi në segmentin rrugor Lipjan-Shtime-Topliqan – Bujan”, tha Borovci për rtv21.tv.
Tutje, ai tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia rajonale e trafikut ku ka nisur hetimin lidhur me rrethanat e aksidentit dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit dhe ridrejtimin e trafikut./21Media