Vdiq një person në Bjeshkët e Deçanit

Një person ka vdekur të dielën në Bjeshkët e Jedovës në Deçan.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima kishte dalur në pyll për të mbledhur çaj mali, kur kishte arritur në një pjesë të terrenit të rrëshqitshëm dyshohet se kishte humbur kontrollin, kishte rrëshqitur dhe ishte rrokullisur tatëpjetë shpatit rreth 150m dhe si pasojë ka ndrruar jetë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për autopsi./21Media

Back to top button