Vdiq një person në Ferizaj pasi u rrokullis me traktor

Një person ka vdekur të premten rreth orës 22: 00 në fshatin Pleshinë në Ferizaj pasi që është rrokullisur me traktor.

Policia në raportin 24 orësh njofton se personi derisa ishte duke drejtuar mjetin motorik-traktor me rimorkio (të ngarkuar me dru) në rrethana të panjohura ka humbur kontrollin dhe për pasojë është rrokullisur me mjetin, duke u përmbysur dhe për pasojë ka pësuar lëndime vdekjeprurëse

“Njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e drejtuesit. Në konsultim me prokurorin turpi i pajetë u është dorëzuar familjarëve.”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button