Vdiq një person në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe ka mbetur e vdekur një grua.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar edhe katër persona.

“Më datën 04.03.2023 rreth orës 21:45 në Autostradën Ibrahim Rugova në hyrje-dalje Mazgit-Fushë Kosovë është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet, ku raportohet se një person (femer) ka humbur jetën dhe 4 persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore. Te involvuara në këtë aksident janë dy automjete. Në vend ngjarje ka dalë njësia e hetimeve, drejtori i divizionit rrugor të PK-së dhe është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka dalë po ashtu në vendngjarje dhe hetimet për të identifikuar shkaqet e këtij aksidenti janë duke u kryer nga kompetentet”, ka thënë zëdhënësi i policisë Daut Hoxhaj.
Back to top button