Vdiq një person në Qendrën Integruese Rehabilituese në Shtime

Policia ka informuar sot se një burrë shqiptar, shtetas i huaj ka vdekur në Shtime.
Sipas Policisë, viktima ka qenë rezident i Qendrës Integruese dhe Rehabilituese.
“Në QKMF Shtime është sjellë pa shenja jete një mashkull Shqiptar shtetas i huaj. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori kujdestar. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.”, ka informuar Policia.
Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”./21Media