Vdiq një person pasi u rrokullis me traktor

Një person ka humbur jetën pasi është rrokullisur me traktor gjatë kohës sa ishte duke punuar në një vend malor.
Rasti i cilësuar nga Policia si “vdekje e dyshimtë” ka ndodhur dje rreth orës 16:00 në Prizren.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor ku mjeku e ka konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë.
Me urdhër të prokurorit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Sipas Policisë rasti vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button