Vdiq një person që ishte duke u trajtuar në QKUK

Policia sot informoi se një burrë që ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës-QKUK, vdiq mbrëmë.
“Është raportuar se në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar aty. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, bëri të ditur Policia.
Rasti është në procedurë hetimore.
Rasti u cilësua si “Hetim i vdekjes”.

Back to top button