Vdiq një person, u godit nga vetura

Sot rreth orës 17:30 ka vdekur një person si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Krujë.
”Rreth orës 17:30, tek rreth rrotullimi i Thumanë Krujë, një automjet ka goditur një shtetas këmbësor ende të pa identifikuar ku si pasojë e plagëve të marra ka ndëruar jetë menjëherë”, është bërë e ditur në njoftimin e policisë, shkruan ora news.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Back to top button