Vdiq një pjesëtar i Policisë, ishte i infektuar me Covid-19

 

Betejën me koronavirusin e ka humbur një pjesëtar i Policisë së Kosovës. Bëhet fjalë për zyrtarin policor nga Peja, Ali Çelaj.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi në “Facebook” nga një familjar.

Për vdekjen e Çelajt, ngushëllime ka shprehur edhe ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

“Më lejoni të shpreh ngushëllimet e mia tërë familjes Çelaj, për humbjen e më të dashurit Tuaj, zyrtarit policor, z. Ali Çelaj. Ngushëllimet më të sinqerta shpreh gjithashtu për kolegët e tij në Policinë e Kosovës. Ai shërbeu si një punonjës i dalluar deri në momentet e fundit të jetës së tij duke dhënë një kontribut të veçantë në Policinë e Kosovës. U prehtë në paqe shpirti i tij”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Veliut.

Numri total i rasteve pozitive me Covid-19 është 12 mijë e 981 raste dhe 498 raste të vdekjes./21Media

Back to top button