Vdiq një punëtor, ishte lënduar në vendin e punës

Një punëtor ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e tij të punës. Ai vdiq në QKUK, ku ishte duke u trajtuar që nga 13 tetori i këtij viti.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar i cili ishte në trajtim në QKUK si pasoj e lëndimeve të marra në vendin e tij të punës, me datë 28.11.2022 ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./21Media

Back to top button