Juventus bëhet me Bord të ri Drejtues

I gjithë bordi drejtues në Juventus kanë dhënë dorëheqje.
Pas këtyre dorëheqjeve, Exor, kompania Holding e familjes Agnelli që kontrollon Juventusin, ka emëruar Gianluca Ferreron si presidentin e ri të klubit.
Dorëheqja kolektive erdhi pasi pasqyrat financiare të Juventusit iu nënshtruan shqyrtimit nga prokurorët dhe rregullatori Italian i tregut, Consob në muajt e fundit.
Ndërkaq, kompania ka mohuar çdo akuzë me të cilat është ngarkuar.
Juventus publikoi një humbje vjetore prej 220 milionë funtesh për sezonin e kaluar – një tarifë rekord në historinë e klubit.
“Bordi i Drejtorëve, duke marrë parasysh fokusin dhe rëndësinë e çështjeve ligjore dhe tekniko-kontabiliteti në pritje, e ka konsideruar në interesin më të mirë të rekomandojë që Juventus të miratojë një Bord të ri Drejtues”, thuhej në deklaratë./21Media

Back to top button