Vdiq një punëtor në vendin e punës në Gjakovë

Një punëtor ka humbur jetën në vendin e tij të punës në afërsi të liqenit të Radoniqit në Gjakovë.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj ka potencuar se rasti ka ndodhur sot rreth orës 11:20.

“Sot rreth orës 11:20 jemi njoftuar se viktima mashkull i moshës madhore pas një çrregullimi fizik të ndodhur në afërsi të liqenit të Radoniqit, ishte dërguar në gjendje të rënduar shëndetësore në spitalin rajonal në Gjakovë ku edhe ka ndërruar jetë (sipas personelit mjekësor viktima ka pësuar infarkt)”, ka thënë Elezaj.

Lidhur me ngjarjen policia ka kryer procedurat e nevojshme si dhe është njoftuar prokurori i shtetit, ku me vendim të tij, trupi i pajetë i viktimës ju është liruar familjarëve./21Media

Back to top button