Vdiq një punëtor, ra nga një lartësi prej 40 metra

Njësitë e urgjencës dhe të policisë në vendin e ngjarjes

Një punëtor 35 vjeçar i kompanisë së çimentos “Sharrcem”, në Han të Elezit ka vdekur si pasojë e rënies nga një lartësi prej 40 metrash.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:45 në një kompani të çimentos. Një punëtor deri sa ishte duke kryer disa punë në fabrikën e çimentos në Han të Elezit, në rrethana ende të panjohura ka rënë nga lartësia 40 metra, ku edhe ka ndërruar jetë”, tha Gashi për rtv21.tv.

Sipas policisë viktima është shtetas i Shqipërisë. Njësitë e urgjencës dhe të policisë iu janë përgjigjur rastit.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./21Media

 

Back to top button