Vdiq një vajzë nga Drenasi, mjeku tha se kishte shenja dhune në trup

Një vajzë nga Drenasi ka vdekur dje pasdite.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se viktima ishte dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, ku edhe është konstatuar vdekja e saj.
Sipas mjekut, viktima ka pasur shenja dhune në trup.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Ndërsa, policia rastin po e trajton si “hetim mbi vdekjen”/21Media

Back to top button