Vdiq njëri nga tre fëmijët e plagosur në një shkollë në Finlandë

(Lajm i përditësuar)


Vdiq njëri nga tre fëmijët e plagosur në një shkollë në Finlandë

Ka vdekur njëri nga tre fëmijët e plagosur nga të shtënat në një shkollë në Finlandë njofton policia.
Policia tha më herët se të tre viktimat ishin 12 vjeç dhe se një i dyshuar, gjithashtu i moshës 12 vjeç, ishte arrestuar.

Prindërit i thanë mediave finlandeze se të shtënat kishin ndodhur në një klasë në shkollën Viertola në Vantaa në veri të kryeqytetit Helsinki.

I dyshuari kishte ikur pas të shtënave dhe përfundimisht u ndalua “në mënyrë të qetë” në rrethin verior Siltamaki të kryeqytetit Helsinki në orën 10:00.


Plagosen tre fëmijë në një shkollë finlandeze, dorasi dyshohet të jetë bashkëmoshatar i tyre

Tre fëmijë të moshës 13 vjeç janë plagosur nga të shtëna në një shkollë në qytetin finlandez Vantaa, thotë policia.

Policia thotë se ata iu përgjigjën incidentit në shkollën Viertola para orës 09:00 të martën dhe u bëri thirrje banorëve vendas të qëndrojnë brenda.

Një i dyshuar, për të cilin policia thotë se është gjithashtu i moshës 13-vjeçare, është arrestuar.

Shkolla ka 800 nxënës dhe 90 staf. Dëshmitarët i thanë transmetuesit publik YLE se dy autoambulanca ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

Shkolla Viertola ka nxënës të moshës shtatë deri në 15 vjeç si në moshën fillore ashtu edhe në atë të mesme. Ashtu si shkollat e tjera finlandeze, fëmijët sapo ishin kthyer në mësime pas fundjavës së gjatë të Pashkëve./21Media

Back to top button