Vdiq njeriu që nuk ishte larë për gati gjysmë shekulli
Amou Haji – i njohur se “njeriu më i papastër në botë” ka vdekur në moshën 94 vjeçare, disa muaj pasi është larë për herë të parë në disa dekada.
Haji kishte refuzuar të përdorte sapun dhe ujë për më shumë se gjysmë shekulli, nga frika se do të sëmurej.
Iraniani, i cili jetone në provincën jugore të Fars, kishte shmangur përpjekjen e mëparshme të atyre që e njihnin për ta pastruar atë.
Por, sipas mediave vendase, Haji i ishte dorëzuar së fundmi presionit dhe ishte larë pak muaj më parë, pas gjysmë shekulli.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, ai u sëmur pak më vonë dhe vdiq të dielën.
Ai gjithashtu ishte i dhënë pas duhanit, madje është fotografur duke pirë më shumë se një cigare në të njëjtën kohë./21Media