Kaloni te përmbajtja kryesore

Vetura godet për vdekje një këmbësor në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, konkretisht në fshatin Mazgit, ku vetura ka goditur për vdekje një këmbësor.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci ka thënë se aksidenti është raportuar rreth orës 17:00, gjithashtu, njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button