Ngordh panda gjigante që Kina ia dhuroi Tajvanit 14 vjet më parë

Panda gjigante që Kina ia dhuroi Tajvanit në vitin 2008, ka ngordhur, ka njoftuar kopshti zoologjik i Taipeit.
Panda iu dhurua Tajvanit atë kohë kur marrënëdhiet mes tyre ishin të mira.
Por, marrëdhëniet janë përkeqësuar që atëherë.
Kopshti zoologjik vuri re në gusht se Tuan Tuan ishte i sëmurë.
Veterinarë nga Kina u thirrën për ta ekzaminuar.
Ndërkaq, kopshti zoologjik kishte njoftuar më parë se gjendja e pandës gjigante 18 vjeçe nuk mund të përmirësohej./21Media

Back to top button