Vdiq personi i dytë pas sulmit me armë në Vushtrri

Ka humbur jetën edhe një person nga sulmi me armë që ndodhi të dielën në Vushtrri.

Viktima e dytë po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), e gjendja e tij ishte e rëndë.

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka bërë të ditur se viktima ndërroi jetë të hënën e 30 tetorit në QKUK.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Personi i parë ishte vrarë më 29 tetor në Vushtrri pas një sulmi me armë.

Policia ka arritur që t’i arrestojë pesë persona të dyshuar lidhur me rastin e vrasjes që ndodhi të dielën në Vushtrri./21Media

Back to top button