Ngjarjet e datës 1 qershor

Java Olimpike 2026, Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) mban konferencë për media. (Zyrat e KOK-ut, ora 09:30)
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) në kuadër të Javës Olimpike – mbahet Festimi i Ditës Së Fëmijëve. (Sheshi i Prishtinë, ora 10:00)
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), në bashkëpunim me Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), organizojnë një sesion informues për bizneset lidhur me kriteret dhe format e aplikimit për programet mbështetëse. (Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, në Prishtinë, ora 09:30)
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Terre des hommes në Kosovë, hapin fushatën “Drejtësi që sheh fëmijën”, e cila do të lansohet në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. (Pallati i Drejtësisë, në Prishtinë, ora 10:00)
Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Komuna e Prishtinës dhe ETEA organizojnë aktivitetin publik: “Përtej festës: Flasim për sigurinë e fëmijëve në shkolla”. (Qendra “Libart”, Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Dardani, Prishtinë, ora 10:00)
Instituti Columbus publikom hulumtimi “Politikat e pushimit me pagesë dhe lehtësirave në punë për punonjësit e diagnostikuar me kancer në Kosovë dhe krahasimi me Evropën”. (Europe House Kosovo), ora 11:00)
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nënshkruan marrëveshje për financimin e projektit të ujitjes në fshatin Zasellë të Komunës së Mitrovicës, e cila lidhet ndërmjet MBPZhR-së, Komunës së Mitrovicës dhe Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” SH.A. (Fshati Zasellë, Komuna e Mitrovicës, ora 14:30)
Fushata zgjedhore e Lëvizjes Vetëvendosje:
Tubim zgjedhor në Rahovec. (Ende nuk është caktuar lokacioni, ora 17:30)
Tubim zgjedhor në Suharekë. (Shtëpia e Kulturës, ora 19:00)
Tubim zgjedhor në Malishevë. (Shkolla “Ismail Qemali”, fshati Bellanicë, ora 21:00)
Fushata Zgjedhore e Partisë Demokratike të Kosovës:
Tubim zgjedhor në Malishevë. (Obori i shkollës, ora 18:00)
Tubim zgjedhor në Drenas. (Sheshi “Fehmi Lladrovci”, ora 19:30)
Fushata zgjedhore e Lidhjes Demokratike të Kosovës:
Tubim zgjedhor në Rahovec. (Shtëpia e Kulturës “Mensur Zyberaj”, ora 17:00)
Tubim zgjedhor në Prizren. (Sheshi i Lidhjes”, ora 18:30)
Tubim zgjedhor në Dragash. (Hotel “Meka”), ora 20:00)
Fushata zgjedhore e Aleancës:
Tubim zgjedhor në Gjilan. (Amfiteatri i parkut të lagjes Dardania, ora 18:00)
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?