Kaloni te përmbajtja kryesore

Vdiq personi që u aksidentua në Sllovi të Lipjanit

Ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës një burrë që ishte aksidentuar në Sllovi të Lipjanit më 26 qershor.

Sipas raportit të 24-orësh të policisë, i njëjti ka vdekur dy ditë më pas.

“Fsh. Sllovi, Lipjan  26.06.2025 – 18:50. Më 28.06.2025 në QKUK ka ndërruar jetë një mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar pasi ishte lënduar gjatë një aksidenti trafiku që kishte ndodhur më 26.06.2025. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button