Vdiq personi që u godit nga vetura në Vragoli

Ka vdekur personi që sot u godit nga vetura në magjistralen Prishtinë- Pejë.
Lajmi për portalin rtv21.tv u konfirmua nga zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.
“Në ora 14:15, nga Emergjenca e QKUK-së është pranuar informata se personi i aksidentuar, ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për autopsi.”, tha Krasniqi.
Aksidenti në fjalë ndodhi sot rreth orës 11 e 20./21Media

Back to top button