Drita përforcon vendin e parë, Llapi e Malisheva luajnë baras

Kanë përfunduar të tri ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Kosovës, ku kemi disa rezultate tejet interesante.
Skuadra e Dritës e ka përforcuar pozitën e liderët në tabelë, pasi që e ka mposhtur me shifrat 2:1 skuadrën e Drenicës.
Golat për gjilanasit i shënuan Blendi Baftiu (minuta e 4’) dhe Ardit Tahiri (minuta e 87’), kurse për Drenicën golin e vetëm e shënoi Archange Coxy në minutën e 42’.
Me pikët e reja, Drita zë vendin e parë me 21 pikë të arkëtuara, krahas Drenicës që renditet në vendin e pestë në tabelë me 11 pikë të tubuara.
Po ashtu, krahas kësaj ndeshje u zhvillua edhe përballja mes Llapit dhe Malishevës, ku nuk është përcaktuar fituesi.
Ndeshja ka përfunduar me shifrat 1:1, ku golin për “Legjendat” e shënoi Benjamin Emini në minutën e 32’, kurse për mysafirët golashënues ishte Fiton Hajdari (minuta e 45+1’).
Me pikët e reja, Llapi zë vendin e shtatë në tabelë me nëntë pikë, krahas Malishevës që renditet e teta me tetë pikë.
Rezultatet e ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës i gjeni më poshtë.
Drita 2:1 Drenica
Dukagjini 4:1 Ferizaj
KF Llapi 1:1 Malisheva

Back to top button