Vdiq poeti Bardhyl Londo

Poetët e duan tmerrësisht pranverën por poeti, Bardhyl Londo nuk e priti, kjo pasi ai ndërroi jetë në mëngjesin e sotëm.
Lajmin e ka bërë të ditur Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë ku përmes një postimi në ”Facebook”, ka treguar se Londo po vuante prej kohësh nga një sëmundje.
”Iku na jeta këtë mëngjes dimri duke na thënë ”Lamtumirë”, por duke na lenë pas mijëra vargje, dhjetra libra, miliona emocione”, thuhet në njoftim.
Bardhyl Londo lindi në vitin 1948 në Përmet. Studioi për gjuhë dhe letërsi në Universitetin e Tiranës. Pas mbarimit të fakultetit ai punoi për disa vite mësues në Përmet dhe më pas për gazetën letrare ”Drita”. Për disa kohë ka qënë kryetar i ”Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve” (LSHA).
Krijmtaria e tij letrare përfshin 8 vëllime me poezi si edhe disa romane. Është fitues i çmimit ”Migjeni”./21Media

Back to top button