Zvicra e lë Kosovën në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë

Zvicra e ka vendosur që ta lë Kosovën në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë nga Covid-19.
Sipas Ambasadës së Zvicrës në Kosovë për të hyrë në Zvicër duhet vaksinimi i plotë.
“Pavarësisht vendimit të autoriteteve zvicerane për të lehtësuar kriteret për të hyrë në Zvicër, Kosova mbetet në listën e vendeve me rrezik të lartë. Si të tilla, kërkesat e mëparshme për të hyrë në Zvicër përfshirë. Vaksinimi i plotë, mbeten në fuqi deri në një njoftim të dytë. Për informacion më të detajuar, ju lutemi kontrolloni aplikacionin e Administratorit të Udhëtimit”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Gjatë 24-orëshit të fundit 5 persona kanë humbur jetën, ndërsa nga 3 mijë e 820 mostra, 411 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19. Numri total i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 6 mijë e 509./21Media

Back to top button