Vdiq poeti kosovar Xhevdet Bajraj

Ka vdekur sot në moshën 62-vjeçare poeti kosovar Xhevdet Bajraj.
Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i tij, Fadil Bajraj nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook.
“Njoftim mortor: sot pas një sëmundje të shkurtër ndërroi jetë vëllai im Xhevdet Bajraj”, ka shkruar ai.
Data e varrimit do të bëhet e ditur në ditët në vijim.
Poeti Xhevdet Bajraj që nga lufta në Kosovë u vendos në Meksikë, ku edhe vdiq./21Media

Back to top button