Vdiq presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan ka vdekur në moshën 74 vjeçare.
Agjencia zyrtare e Emirateve të Bashkuara Arabe WAM njoftoi vdekjen e Al Nahyan-it, duke cituar Ministrinë e Çështjeve Presidenciale.
”Lajmi se Al Nahyan ndërroi jetë të premten në moshën 74-vjeçare iu njoftua njerëzve të Emirateve të Bashkuara Arabe, vendeve arabe dhe islame dhe mbarë botës”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ministria e Çështjeve Presidenciale njoftoi se do të ketë 40 ditë zie zyrtare me flamuj në gjysmë të stafit dhe tre ditë mbyllje të ministrive dhe enteve zyrtare në nivel federal dhe lokal, si dhe sektorin privat. Periudha zyrtare e zisë do të fillojë të shtunën, ndërsa orari normal i punës do të rifillojë të martën.

Varrimi do të bëhet të premten pas namazit të akshamit, ku të gjitha xhamitë në Emiratet e Bashkuara Arabe do të mbajnë lutjet e xhenazes.

Sheikh Khalifa ishte parë rrallë në publik që nga një goditje në tru në vitin 2014 kur iu nënshtrua një operacioni. Ndërsa, vëlli i tij, Princin e Kurorës së Abu Dhabit, Mohammed bin Zayed (i njohur si MBZ) që shihej si sundimtari de fakto dhe vendimmarrësi i vendimeve kryesore të politikës së jashtme.
Sipas kushtetutës, Zëvendës Presidenti dhe Kryeministri Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum, sundimtari i Dubait, do të veprojë si president derisa këshilli federal që përmbëhet sundimtarët e shtatë emirateve të mblidhet brenda 30 ditëve për të zgjedhur një president të ri.
Sheikh Khalifa erdhi në pushtet në vitin 2004 në emiratin më të pasur Abu Dhabi dhe u bë kreu i shtetit. Ai pritet të pasohet si sundimtar i Abu Dhabit nga Princi i Kurorës Sheikh Mohammed.

I lindur në vitin 1948 në Rajonin Lindor të Abu Dhabit, Sheikh Khalifa ishte djali i madh i Sheikh Zayed. Para rolit të tij si president, ai ishte princi i kurorës së Abu Dhabit dhe drejtoi Këshillin e Lartë të Naftës të Abu Dhabit, i cili harton politikën e naftës.
Si president ai drejtoi një nga fondet më të mëdha të investimeve në botë, Autoritetin e Investimeve të Abu Dhabi, duke menaxhuar qindra miliarda dollarë në asete.
Një nga ndërtesat më të larta në botë, Burj Khalifa, mori emrin e tij pasi qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe shpëtoi Dubain nga borxhi i tij dhe si një tifoz sporti ai mbështeti blerjen e klubit anglez të futbollit në Premier League, Manchester City.
Në lidhje me vdekjen e presidentit nga sot në vend është shpallur zyrtarisht 40 ditë zie dhe flamujt do të ulen në gjysmështizë.
Khalifa bin Zayed, djali i madh i presidentit të parë të Emirateve të Bashkuara Arabe, Zayed bin Sultan Al Nahyan, mori detyrën pas vdekjes së babait të tij./21Media
Back to top button