Një muaj paraburgim ndaj personit që dyshohet se dhunoi një të mitur

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit SH.LL pasi që ka kryer veprën penale ”dhunim”.
Sipas kërkesës në mes të datës 03-05 maj 2022 në Junik në shtëpinë e tij, me përdorim të forcës e detyron personin tjetër të miturën të kryej akt seksual pa pëlqimin e saj.
I pandehur do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 11 maj 2022 dhe do të zgjasë deri më 10 qershor 2022.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe Rrjeti i Grave të Kosovës, ku kanë bërë thirrje që i dyshuari pas vlerësimit të provave të marrë dënimin meritor konform peshës së veprës./21Media

Back to top button