Vdiq producentja Vjosa Berisha

Ka vdekur producentja, Vjosa Berisha.
Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, regjisori Fatos Berisha.
“Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot me datë 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër.Datën dhe vendin e varrimit do ta bëjmë të ditur më vonë.Familjet Berisha dhe Istrefi”, thuhet në njoftim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fatos Sh.Berisha (@fatossberisha)


Ajo ishte njëra nga producentet shqiptare më të njohura dhe të suksesshme, e cila verën e vitit të kaluar në 21 Gradë të RTV21 ka treguar se fati e ka vënë përballë një sfide, ku në muajin mars të vitit 2021 ishte diagnostikuar me kancer në vezore./21Media

Back to top button