Vdiq profesor Zenel Kelmendi

Dje ka vdekur profesori i fakultetit të Mjekësisë, njëherësh ish-rektori i Universitetit të Prishtinës, Zenel Kelmendi.

Lajmin për vdekjen e Kelmendit e ka bërë të ditur, epidemiologu, Isuf Dedushaj.

Dedushaj ka shprehur ngushëllime për familjen Kelmendi, teksa ka shtuar se kujtimi për Zenel Kelemndin do jetë deri në përjetësi për të gjitha ata që e njohën.

‘’Lavdi punës dhe veprës së prof. dr. Zejnel Kelmendit i cili ka siguruar vend në piedestalin e shkencave të mjekësisë dhe artit të mjekimit. I qoftë i lehtë dheu u Kosovës’’, ka shkruar Dedushaj.

Kelemndi u lind në Preshevë në vitin 1937, kurse vdiq në Prishtinë.

I ndjeri ishte Rektor i Universitetit të Prishtinës gjatë periudhës 1997-2004. Kelmendi ka qenë një ndër profesorët më të vjetër të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.

Në periudhën 1991-1996 Kelmendi ishte dekan i Fakultetit të Mjekësisë të mvetësisë në Prishtinë. Ndërsa prej vitit 1997 e deri në vitin 2004, ishte rektor i Universitetit të Prishtinës. Pas pensionimit i akordohet titulli profesor emeritus. Është autor dhe bashkautor i 53 punimeve të botuara shkencore. Përveç veprimtarisë profesionale ka qenë mjaftë aktiv në lëvizjen politike për pavarësinë e Kosovës. Është njëri ndër anëtarët e Këshillit nismëtar për themelimin e Lidhjes demokratike në Kosovës dhe drejtues i Kuvebndit të parë të LDK. Bartës i Mirënjohjes Doctor Honoris Causa ndarë Rektorit të Universitetit të Prishtinës Prof.Dr. Zejnel Kelmendi nga Universiteti La Roche Colege – USA. Bartës i shumë dekoratave dhe mirënjohjeve tjera vendore dhe ndërkombëtare./21Media

 

 

 

Back to top button