Vdiq profesori Qani Kadiri

Në moshën 58 vjeçare sot ka vdekur profesori universitar, Qani Kadiri. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Këshilli Studentor – Fakulteti i Ndërtimtarisë.
“Të nderuar koleg, miq dhe student. Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot, me datën 15 shtator 2021, ka ndërruar jetë në moshën 58 vjeçare, Profesori Dr. Qani KADIRI. Puna shkencore, hulumtuese dhe fisnikërija e tij në jetën e përditshme, kolegialiteti dhe ndershmëria ishin virtytet e tij që do të jenë udhërrefim për gjeneratat e ardhshme. Zoti e mëshiroftë shpirtin e tij”, ka shkruar Këshlli Studentor në Facebook./21Media 

Back to top button