Vdiq punëtori në Pejë pasi ra nga shtylla elektrike

Një punëtor ka vdekur pasi që ka rënë nga shtylla elektrike ku ishte duke punuar. Ngjarja ka ndodhur të shtunën në fshatin Levoshë të Pejës.
Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi e konfirmoi rastin për portalin rtv21.tv.
“Punëtori ka qenë duke punuar në shtyllën elektrike ende nuk e dimë a ka qenë në kontakt me energjinë që është rrëzuar apo jo, por mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij”, tha ai./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?