Vdiq Ruth Bader Ginsburg, heroina feministe

 

Gjykatësja e Gjykatës Supreme të SHBA-ve, Ruth Bader Ginsburg, imazh i të drejtave të grave, ka vdekur nga kanceri në moshën 87 vjeçe.

Ginsburg vdiq të premten nga kanceri i pankreasit në shtëpinë e saj në Uashington DC, e rrethuar nga familja e saj, thuhet në deklaratën e gjykatës.

Në fillim të këtij viti, Ginsburg tha se po kalonte kimioterapi për një përsëritje të kancerit.

Ajo ishte një feministe e shquar që u bë figura e liberalëve në SHBA, transmeton rtv21.tv.

Ginsburg ishte gjykatësja më e vjetër dhe gruaja e dytë që u ul në Gjykatën e Lartë, ku shërbeu për 27 vjet.

“Kombi ynë ka humbur një juriste me shtat historik” tha kryetari i Gjykatës, John Roberts në një deklaratë të premten.

Presidenti Trump pritet të emërojë një zëvendësim konservator për Ginsburg sa më shpejt të jetë e mundur, thanë burime të Shtëpisë së Bardhë./21Media

Back to top button