Vdiq shoferi që u vetaksidentua në magjistralen Prishtinë – Pejë

Ka vdekur shoferi që u vetaksidentua të shtunën pasdite në magjistralen Prishtinë – Pejë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Ai ishte vetaksidentuar te vendi i njohur si “Kroi i Mbretit”, duke u rrokullisur.

“I dyshuari mashkull kosovar, deri sa ishte duke e drejtuar veturën e tij me targa vendore, duke mos iu përshtatur shpejtësisë së lëvizjes e humb kontrollin ndaj veturës me ç’rast rrokulliset. I njëjti pas trajtimit në vendin e ngjarjes është dërguar në QKUK , ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e tij nga lëndimet e marra”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./21Media

Back to top button