Grabitje me maska e armë në Ferizaj

Punëtorja e një marketi në Ferizaj ka raportuar se një person i armatosur e i maskuar ishte futur në market dhe ia kishte kërkuar asaj të gjitha paratë që kishte në arkë.

Policia ka thënë se i dyshuari më pas është larguar në drejtim të panjohur.

Rasti, që është raportuar se ka ndodhur të shtunën në mbrëmje rreth orës 19:15.

“Ankuesja femër kosovare, punëtore në një market ka njoftuar se një person i pa njohur e i maskuar dhe më një armë në dorë i ka kërkuar që t’i japë të gjitha paratë që i ka në arkë. I dyshuari pasi që i ka marrë parat është larguar në drejtim të pa njohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës./21Media

Back to top button