Vdiq themeluesi i Red Bull, Dietrich Mateschitz

Bashkëpronar i Red Bull, Dietrich Mateschitz, një figurë e madhe e biznesit global ka vdekur në moshën 78-vjeçare.
Mateschitz ishte forca shtytëse pas krijimit të asaj që u bë lideri i tregut global në pijet energjetike.
Ai përdori pasurinë e krijuar nga kjo për të krijuar një ekip të Formula 1 që është bërë një nga forcat kryesore në këtë sport.
“Është shumë, shumë e trishtueshme, çfarë njeriu i madh. Ajo që ai ka arritur dhe çfarë ka bërë për kaq shumë njerëz, në mbarë botën në sporte të ndryshme, është e madhe”, tha drejtori i ekipit të Red Bull, Christian Horner./21Media

Back to top button