Kaloni te përmbajtja kryesore

Vdiq tragjikisht zyrtari i FSK-së, Liman Musliu

Ka vdekur në një aksident trafiku ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Trupave të Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, Liman Musliu..

Këtë e kanë bërë e ditur në një njoftim për media nga Forca e Sigurisë së Kosovës.
Aktualisht ai shërbente si zyrtar civil në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Njoftojmë të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, se pas një aksidenti tragjik ka ndërruar jetë ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Trupave të Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, Liman Musliu, nga jeta ndahet në poziten zyrtar civil në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari u shpreh ngushëllime familjes, miqëve, shokëve, bashkëluftëtarëve e bashkëpunëtorëve në FSK, duke vlerësuar lartë kontributin dhe shërbimin e tij ndaj atdheut , me nder dhe dinjitet në të gjitha periudhat !

Për varrimin dhe homazhet do të njoftoheni me kohë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button