Vdiq trajneri legjendar Bllazheviq

Ka vdekur trajneri legjendar kroat, Miroslav Qiro Bllazheviq.
Bllazheviq ka qenë trajner i Prishtinës në periudhën më të suksesshme të klubit kosovar.
Ai ka pasur karrierë të gjatë e shumë të suksesshme.
Ndër të tjera ka udhëhequr Kroacinë drejt vendit të tretë në botë.
Bllazheviq ka vdekur një ditë para ditëlindjes së 88-të.
Është njohur si trajneri i gjithë trajnerëve, ndërsa për kohë të gjatë ka luftuar me një sëmundje të rëndë.

Back to top button