Vdiq vëllai kryetarit të Rahovecit, ishte i prekur me Covid-19

 

Ka vdekur vëllai i kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifit, Ademi, i cili ishte i prekur me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur sot Muharrem Nitaj i AAK-së.

Ai në facebook ka shkruar se është pjesë e mërzisë së familjes Latifi, të cilëve iu ka shprehur ngushëllime.

“Veç lajme të hidhura po marrim. Sapo më njoftoi Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, që i paska nderru jete vëllai i madh, Ademi. Ka qene i prekur me covid 19. Jam pjese e dhimbjes dhe e mërzisë së tyre. Kolegut Smajl Latifi, Familjes dhe miqve, ngushëllime”, ka shkruar Nitaj në facebook.

227 persona të prekur nga Covid-19 kanë vdekur në Kosovë, 8 mijë e 330 persona janë infektuar, ndërsa, 4 mijë e 578 janë shëruar./21Media

Back to top button