Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se bashkë me ministrinë Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe eskeprtët shëndetësorë, kanë për përgatitjet të cilat duhet të ndërmirën në jaet e ardhshmë.

“Është vlerësim i përgjithshëm se momentalisht (në mungesë të vaksinës) i vetmi shpëtim është zbatimi rigoroz i masave: maska, distanca, higjiena dhe evitimi i grumbullimit në masë të qytetarëve. Institucionet shëndetësore janë në maksimumin e kapaciteteve të tyre. Në javët në vijim duhet të krijojmë kapacitete shtesë me shtretër dhe staf shëndetësorë.”, tha Hoti.

Ai po tregoi se ndaj atyre që nuk respektojnë masat do të zbatohet ligji.

Pas këtij diskutimi, me Ministrin Veliu, Drejtorin e Policisë, Kryeshefin e AVUK-ut dhe Drejtorin Ekzekutiv të Asociacioni të Komunave të Kosovës, kemi bërë konsultimet e nevojshme për punën e përbashkët në terren të policisë dhe inspektoratit në mbikëqyrje të masave. Kosova asnjëherë nuk do të shndërrohet në shtet policor, por jemi të obliguar që të ruajmë jetën e qytetarëve. Prandaj, policia dhe inspektorati do të zbatojnë ligjin ndaj atyre që nuk po i respektojnë masat.”, përfundoi kryeministri Hoti./21Media

Bashkë me Ministrin Zemaj, drejtorin e SHSKUK-së, Drejtorin e IKSHP-së dhe me ekspertë shëndetësorë, sot kemi vlerësuar…

Gepostet von Avdullah Hoti am Samstag, 1. August 2020