Vdiq veterani i UÇK-së dhe pjesëtari i FSK-së, Agron Spahiu
Forca e Sigurisë së Kosovës sot ka informuar se pas një sëmundjeje të rëndë ka vdekur veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Major Agron Spahiu.
Homazhet do të mbahen nga ora 16:00 në Runik. Cermonia e varrimit do të mbahet nga ora 1700 në fshatin Runik, komuna e Skenderajt, sipas rekomandimeve të IKSHPK-së.
Agron Rexhep Spahiu është lindur më fshatin Kostërc të Skenderajt. Ai ka qenë pjesëtar i UÇK-së Brigada 111 ,,Adem Jashari “ Zona Operative e Drenicës, pas transformimit ka shërbyer në Trupat e Mbrojtëse të Kosovës në Gardën e Kosovës dhe që nga themelimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka kryer detyra dhe pozita të larta udhëheqëse në Njësi të ndryshme të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Agroni pas vetës ka lënë bashkëshorten dhe dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë.
Ngushëllime për Agronin, i cili ka qenë pjesë e njësisë speciale të UÇK-së dhe prej luftëtarëve më të zotë të saj, kanë shprehur kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, si dhe Sami Lushtaku./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?